Komuniteti ndërkombëtar edhe më tej i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të kalojë në mënyrë urgjente pasigurisë.

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Kristian Danielsson, pas takimeve sot në Tiranë me qeverinë dhe opozitën tha se me mesazhet e tij ka qenë shumë i qartë.

“Me opozitën kam theksuar rëndësinë që vendimi i anëtarëve të opozitës për të djegur mandatet parlamentare minon në mënyrë serioze rrugëtimin drejt BE” tha ai.

Pasiguria duhet tejkaluar në mënyrë urgjente. Bojkoti është kundërproduktiv. Është e rëndësishme që protestat të jenë të paqta. Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne” ishin nënvizimet e zotit Danielson.
Pas takimeve kryeministri Rama tha se Danielson ishte shprehur se “Shqipëria duhet të çojë përpara të gjitha reformat, në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në mënyrë që të jetë bindëse në qershor, kohë kur shtetet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë progresin e bërë dhe ku pritet një datë për hapjen e negociatave”.
Ndërkaq kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar vendosmërinë për të mos u tërhequr. Ai tha se “Opozita sot ka pasur një mundësi tjetër jo thjesht dhe vetëm për të shprehur vendosmërinë e saj për ti qëndruar kësaj beteje, por kemi shprehur dhe vendosmërinë tonë që jo thjesht të largohet Rama, por të shembet ky sistem. Për të ndërtuar një sistem vlerash europiane në vend”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *