Opozita e bashkuar e djathtë dhe majtë shqiptare ka deklaruar vendosmërinë për të mos u tërhequr nga rruga e saj për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Këtë e bëri të ditur kreu i saj Lulzim Basha pas një takimi 90 minutësh me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Kristian Danielsson, i cili gjendet në Tiranë.

“Opozita sot ka pasur një mundësi tjetër jo thjesht dhe vetëm për të shprehur vendosmërinë e saj për ti qëndruar kësaj beteje, por kemi shprehur dhe vendosmërinë tonë që jo thjesht të largohet Rama, por të shembet ky sistem. Për të ndërtuar një sistem vlerash europiane në vend” tha zoti Basha.

“Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do të ecin” tha kreu i PD.

Basha tha edhe se ka vendosur të sjellë standardet e demokracisë perëndimore në Partinë Demokratike dhe për këtë ka mbështetjen e të gjithë botës; duke shtuar:

“Kam mbështetjen e instituti Republikan Amerikan, kam mbështetjen e Partisë Konservatore Britanike, partisë tonë simotër në Britaninë e Madhe dhe natyrisht të Fondacionit Konrad Adenauer, të kristiandemokratëve të Angela Merkel.

Kjo do të thotë që me modelin që ne do të ofrojmë, deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike, kandidatët e ardhshëm për deputetë të Partisë Demokratike do të zgjidhen me parimin “një anëtar, një votë” nga anëtarësia e plotë e Partisë Demokratike, – tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *