Vetëm pak ditë pasi zyrtarisht ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u mor si i pandehur, këtë të enjte, bashkë me avokatin e tij ai është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Avokati i tij, Maks Haxhia, në një deklaratë për mediat, sapo të dy lanë ambientet e gjykatës, është shprehur se do të kërkohet pushimi i çështjes, pasi Prokuroria nuk ka prova për akuzat ndaj ish-ministrit.
Haxhia deklaroi, se shkuan sot në Gjykatë, pasi Prokuroria kundërshtonte datën 10 mars për mbylljen e hetimeve për Tahirin.
Sipas tij, Apeli i dha të drejtë Gjykatës së Krimeve të Rënda duke lënë në fuqi datën 10 mars si afatin përfundimtar për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin.
Haxhia tha gjithashtu, se pala mbrojtëse do të bëjë kundërshtimet e veta, por në rast se shkon në gjyq, ai tha se nuk do kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *