
Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar i bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Rama të rriti pagën e mësuesve me 20 përqind duke filluar nga 1 maji, në të kundërt ka paralajmëruar grevë.
Kryetari i kësaj sindikate Nevruz Kaptelli tha se “Nëse nuk nuk rritet paga brenda muajit maj do bëjmë thirrje për grevë”.
Deklarata vjen pikërisht më 7 mars, ditën që në Shqipëri përkujtohet si “Dita e Mësuesit”.
Në fund të viti të kaluar qeveria lajmëroi e parashikon që në vitin 2019 të rriti me 10 përqind pagat e administratës, mësuesve, mjekëve dhe policisë.
Rritja bazë e pagës së punonjësve të arsimit parauniversitar është 10 përqind.
Paga bazë e mësuesit në shkollat e mesme rritet me 3 850 lekë dhe paga bruto shkon 68 150 lekë në muaj.
Paga bazë në shkollat nëntëvjeçare rritet me 3 550 dhe paga bruto shkon 64 650 lekë në muaj.
Paga e mësuesit në ciklin e ulët rritet 3 350 dhe paga bruto është 62 450 lekë në muaj”, u shpreh në atë kohë ish ministri i financave Arben Ahmetaj.
RELATED ARTICLES
Recent Posts
- Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 9 apartamente dhe dy dyqane të dy vëllezërve
- Horoskopi ditor, e premte 8 mars 2019 nga Paolo Fox
- Procesi “Tahiri”, avokati: Të pushohet çështja, nuk ka prova
- Tabaku del me shifra pesimiste: 28 mijë nxënës më pak se një vit më parë, 1 në 3 të rinj i papunë
- Lideri i opozitës, Lulzim Basha: Ky sistem do të shembet!