Jorida Tabaku ka shpalosur shifrat dramatike me të cilat po përballen sot shkollimi dhe problematikën e madh tek të rinjtë ku një në tre të rinj është i papunë.

Postimi i plotë Jorida Tabakut

Shqipëria e vitit 2019 fatkeqësisht është më keq se ajo e vitit 2014. Një buxhet gjithnjë e më qesharak që i akordohet arsimit, përherë e më pak të rinj që frekuentojnë klasat dhe auditorët (25 mijë nxënës më pak në 2018 se vitin paraardhës), më shumë shkolla që mbyllen, 1 në 3 të rinj pa punë e çdo vit më shumë shkolla që mbyllen.

Në shtator të 2018 isha në zonën e Zallbastarit ku pashë se si qeveria kishte katandisur mbi dy fshatra në një shkollë pa asnjë kusht minimal studimi. Megjithëse ministria e arsimit apo kryetari bojaxhi i bashkisë pretendojnë të kundërtën.

Të rinj që i largohen vendit tonë pasi këtu nuk gjejnë as arsimin dhe as shpresën për të krijuar të ardhmen e tyre.

Mësues që mbijetojnë me rrogat qesharake të një mazhorance që më parë mendon si të rrisë buxhetin për koncesionet dhe tenderat se sa pagat për mësuesit dhe mjekët.

Shqipëria socialiste është ajo ku padija rron dhe subvencionohet nga qeveria ndërsa dija përbuzet dhe nëpërkëmbet.
E kush tiran e desh aq fort dijen sa ta stimulonte atë?
Ps. Foto e shkollës së Zallbastarit, arsimi europian sipas qeverisë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *