TIRANË, NOA.AL – Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Vllazëria”, në bashkëpunim me
Seksioni i Pastrimit të Parave dhe Prokurorinë e Tiranës, ka sekuestruar apartamente dyqane e garazh.
Mësohet se gjatë së sotme janë sekuestruar nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.
Në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. Goresi, 44 vjeç dhe A. Goresi, 47 vjeç, finalizoi operacionin policor, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës.
Kështu u sekuestruan nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy milion e 200 mijë euro.
Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të regjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve. /a.y/noa.al