Biznesmeni Rruzhdi Hoxha është gjetur i pajetë mëngjesin e së shtunës në një humnerë në Dajt.

Më parë u gjet një xhup dhe disa rroba te tjera me gjak, para se të zbulohej trupi i viktimës.

Trupi është gjetur pranë zonës së njohur si Mali me Gropa, një terren i vështirë për t’u kontrolluar. Familjarët e Hoxhës janë pyetur rreth rrobave që kishte veshur biznesmeni ditën e zhdukjes dhe kanë konfirmuar se janë të njëjta me ato që kishte pranë trupit, viktima.

Në operacion janë angazhuar dhjetëra efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës në një një terren i vështirë për t’u kontrolluar.

Biznesmeni Ruxhdi Hoxha ishte zhdukur prej dy javesh. Sipas policisë i akuzuar për vrasjen e 43 vjeçarit është Fredi Rrushi i cili është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës në Itali.

Ruzhdi Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *